Mustafa: Argatët e së keqës nuk e ndalin rrugën e LDK-së

Aktuale

Mustafa: Argatët e së keqës nuk e ndalin rrugën e LDK-së

Nga: H.O. Më: 7 maj 2017 Në ora: 21:05
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri Isa Mustafa ishte poashtu në një tubim të LDK-së në Ferizaj. Mustafa ka thënë në Facebook se argatët e së keqës nuk mund ta ndalin rrugën e LDK-së drejtë zhvillimit të vendit.

“Prania masive e qytetarëve në tubimin e LDK-së në Ferizaj dëshmon besimin e plotë të qytetarëve për punën pa hile të LDK-së në qeverisjen lokale dhe qendrore.  Argatët e të keqes nuk mund të na ndalin në udhën tonë drejt zhvillimit të shtetit, lidhjen me BE-në dhe SHBA-të. Qytetarët tanë e kanë zgjedhur udhën, s’ka kush që i kthen prapa”, shkruan Mustafa në Facebook./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat