Mustafa: Qytetarët na obligojnë për qeverisje me duar të pastra

Aktuale

Mustafa: Qytetarët na obligojnë për qeverisje me duar të pastra

Nga: H. Orana Më: 7 maj 2017 Në ora: 20:58
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka qenë në Mitrovicë për të shënuar 27 vjetorin e LDK-së në këtë komunë.

Kryeministri Mustafa ka thënë se numri i madh i mitrovicasve e obligon që të vazhdoj me zhvillimin e vendin, e në këtë rast përmendi rastin e .Trepçës.

Ky është postimi i Mustafës në Facebook:

Mitrovica ka qenë gjithmonë prijëse e proceseve demoktratizuese dhe guardiane e të drejtës në Kosovë.

Numri i madh i mitrovicasve në shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së, përveç përkrahjes për modelin qeverisës me duar të pastra, na obligon që të vazhdojmë në rrugën tonë të zhvillimit të vendit.

Na obligon ta bëjmë Trepçën sinonim të zhvillimit dhe letërnjoftim të Kosovës./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat