Ekspertja ruse: Serbia dhe Lugina e Preshevës më mirë të ndahen si Çekia dhe Sllovakia si miq, me dialog se sa me luftë!

Aktuale

Ekspertja ruse: Serbia dhe Lugina e Preshevës më mirë të ndahen si Çekia dhe Sllovakia si miq, me dialog se sa me luftë!

Më: 7 maj 2017 Në ora: 11:26
Anna Kondratyuk

Porf.Dr. Anna Kondratyuk, është Profesoreshe dhe Menaxhere Akademike në Shkollën e lartë për Diplomaci Nderkombëtare në Gjenevë. Sferat e saj të interesit përfshijnë: të drejtën humanitare, të drejtat e njeriut, çarmatimin, ligjin e organizatave ndërkombëtare, ligjin e traktateve, teorinë e të drejtës ndërkombëtare, bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimimit dhe procesin e zhvillimeve demokratike ne rajonet post konfliktuoze.

Prof. dr. Anna Kondratyuk specialiste e se drejtës ndërkombëtare  është anëtare e Shoqatës Ruse të së Drejtës Ndërkombëtare dhe një pjesëmarrëse aktive e konferencave të shumta botërore.

Prof. Dr. Anna Kondratyuk është profesoreshë dhe eksperte e njohur ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy International, ne  intervistën dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”  ka shprehur pikëpamjet  e saja dhe te drejtës ndërkombëtare mbi popujt autokton ne Ballkanin e pas luftës.

Dr.Kondratyuk: Nëse shqiptaret e kanë duruar me vite te tera një maqedon ne krye te parlamentit te Maqedonise, pse këta te fundit t’mos e durojnë një shqiptar?! 

Se si e vlerëson situatën e pas luftës në Ballkan ekspertja ruse fillimisht thotë se “situata ne Ballkan aktualisht është shume me e mire, ne krahasim para vitit 2000. Por jam e shqetësuar se ditëve të fundit sikur po ngjallen zërave e  e nacionalizmave, ku flitet sikur me gjuhen e  urrejtjes si ne  kohen e Miloshevicit, si ne  Beograd ashtu edhe në Prishtine duke provokuar me lufte, për “Serbine e Madhe” apo “Shqiperine e Madhe”.  Pastaj edhe zhvillimet e përgjakshme ne parlamentin e Maqedonisë nuk janë të pëlqyeshme, për te ardhmen e kësaj republike te vogël multietnike ish-jugosollve. Nëse shqiptaret e kane duruar qe sa vite qe te jete ne krye te parlamentit te Maqedonisë një maqedon, pse këta te fundit te mos e durojnë një shqiptar?! Ne Ballkan te gjithë janë te vegjël dhe te gjithë duhet te flasin për integrime në familjen  e madhe te BE-së, kjo është perspektiva e rajonit, e jo lufta apo urrejtja ndërnacionale..”

Para se ta pyesim për Luginën e Preshevës, ekspertes ruse i përkujtuam se popullata shumice e kësaj krahine qe përfshinë shqiptaret qe shtrihen ne Medevegje, Bujanoc dhe Preshevë siç njihet nga serbet si “Serbi Jugore” , kurse nga shqiptaret si “Kosove Lindore”  se me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 kane pasur Referendumin për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.

Lidhur me ketë Dr. Kondratyuk “po  jam ne dijeni, kame lexuar nga raportet ndërkombëtare se në Luginën e Preshevës popullata ka organizuar nje Referendim para 15 a 20 vitesh me sa di une.   Sidoqoftë një Referendum i tillë nuk do të jetë plotësisht legjitim pasi që nuk do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Serbisë, në të njëjtën mënyrë sikur referendumi i Krimesë që nuk është në përputhje më Kushtetutën e Ukrainës. Por mos harroni një gjë se ligjet, koneventat sidomos e drejta ndërkombëtare është më e fuqishme se një kushtetute e një vendi,  ne këtë rast e Serbisë e cila nuk ka te drejte  të mbaje me dhune një popull autokton, siç janë shqiptaret e Luginës se Preshevës. Bashke me te edhe nëse në rajon ushtrohen  politika diskriminuese apo e dhunës, atëherë çështja e monoriteteve nuk i takon vetëm atij vendi ne ketë rast Serbise, por tashme ai  problem merr kahje me te gjere, dhe merret OKB-së dhe organizmat tjera te drejtave ndërkombëtare. Dhe  në ketë rast nuk bie më ne shprehje integriteti territorial, por këtu ka përparësi vullneti i popujve autokton qe ju garanton e drejta ndërkombëtare, duke ju mundësuar atyre, ne ketë rast shqiptareve etnik,  te vendosin për fatin e tyre, se  me këtë kane dëshirë të jetojnë me Serbinë apo me Kosovën.. ”

Ekspertja ruse: Beogradi duhet te respektoj reciprocitetin mes te drejtave te serbeve ne Kosovë me ato te shqiptareve etnik ne Serbi

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nëse paskan pasur një Referendum të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime në mars 2014, atëherë shkëputja e kësaj krahine është legale konform jo vetëm te vullnetit te popullit shqiptar atje,  por edhe konform të së drejtës ndërkombëtare, për çka flet qarte edhe karta e OKB-së për popujt autokton te cilëve hap dyer për vetevendosje. Prandaj, Serbia dhe Lugina e Preshevës për t’ju shmangur dhunës,  më mirë është që të ndahen si miq, me dialog se sa me luftë, ashtu sikur jane ndare ne mënyrë paqësore Çekia dhe Sllovakia!..” thotë ne vazhdim profesoresha ruse  e se drejtës ndërkombëtare dr. Kondratyuk për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Ne posedojme informacione se “serbet e Veriut te Kosovës jane te inkuadruar mire ne insitucionet e qeverise se Ksooves, madje duke ju rezervuare dhe vende te posaqme ne parlamentin e Kosovës, te cilin fat apo luks nuk e gezojnë  shqiptaret e Preshevës ne Serbi ?!  Dhe e pa pranueshme është nëse serbet priviligjohen ne Kosove nga ana e Beogradit, Prishtinë apo BE-së, kurse qytetaret e Lugines se Preshevës te mbahen të shtypur të diskriminuar me satus quo, as ne lufte e as ne paqë. ” ka shtuar  ne fund prof. dr. Anna Kondratyuk specaliste e se drejtës ndekrombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat