Ministrja e Jashtme suedeze sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Aktuale

Ministrja e Jashtme suedeze sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Më: 4 maj 2017 Në ora: 07:53
Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ajo gjatë ditës do të takohet me krerët e lartë të shtetit dhe homologun e saj kosovar.

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, në  kabinetin i tij në ora 10:15.

- Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström ku edhe do të mbaj konferencë e përbashkët për medie, në ora 13:45.

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström ne ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat