Konjufca: Haradinaj me ia zgjedh VV-së kandidatin për kryeministër? Kjo është katastrofë

Aktuale

Konjufca: Haradinaj me ia zgjedh VV-së kandidatin për kryeministër? Kjo është katastrofë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 20:43
Glauk Konjufca

Vendime të rëndësishme sikur që është kandidatura për kryeministër e merr Këshilli i Përgjithshëm e jo të tjerët.

Ai këtë e ka komentuar kur është pyetur, për Ramush Haradinaj i cili ka thënë se më herët janë pajtuar që kryeministër me qenë Shpend Ahmeti, si kandidat i opozitës.

“Me zgjedh kryeministrin e një partie tjetër politike kjo ndodh vetëm në Kosovë, dhe ky është rast që nuk ka ndodhe në historinë politike të Evropës”, ka thënë Konjufca.

Ramush Haradinaj po ja zgjedh Vetëvendosjes, kryeministrin, kjo është katastrofë, ngase në këtë mënyre Vetëvendosje bie në pikën zero dhe ja hup çdo objektiv Vetëvendosjes.

“Jo, more kjo është absurde, se Vetëvendosje ka degë e nëndegë, struktura e Këshillin e Përgjithshëm të cilat e zgjedhin kandidatin për kryeministër” ka shtuar ndër të tjera Konjufca.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat