“Albin Kurti, kandidat për kryeministër”

Aktuale

“Albin Kurti, kandidat për kryeministër”

Më: 3 maj 2017 Në ora: 08:35
Donika Kadaj-Bujupi

Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar për zgjedhje të menjëhershme në mënyrë që t’i shtyjë disa procese, sidomos ato që lidhen me Gjykatën Speciale.

Kështu ka thënë deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi në emisioni InfoBox.

Ajo madje thotë se PDK dhe LDK tashmë po garojnë mes vete, për të marrë sa më pak faj për dëmin që i kanë bërë vendit.

“Këta kanë dështuar, janë jo-funksional, janë përgjegjës si PDK si LDK, tani janë në garën se kush do të marrë ndoshta më pak faj, për dështimet dhe dëmet e mëdha të shkaktuara në dy vitet e fundit”, tha ajo.

Arsye tjetër që sipas saj do të shkohet në zgjedhje, është edhe fakti që PDK me këtë rast, po mundohet të shtyjë Gjykatën Speciale.

Kadaj-Bujupi ka folur edhe lidhur me pozitën e kryeministrit të ardhshëm. Ajo thotë se hulumtimet me qytetarë, tregojnë se preferojnë Albin Kurtin për kryeministër.

“Besoj që Albin Kurti është njeriu i duhur që mund të bëjë kthesa të madh në këtë vend sepse gjatë gjithë këtyre viteve ka treguar konsistencë në veprimet e tij. Ju e përmendet një rast, demarkacionin, ku deputete e VV-së nuk janë tërhequr nga veprimet. Ky është shembulli më i mirë  që pavarësisht sfidave që kalon Lëvizja, vazhdojmë me konsistencë të ruajmë interesat e qytetarëve, ”

Ajo gjithashtu, tha se vendi ka nevojë për ndryshim sistemi e jo ndryshim figurash. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat