Lansohet skema e BE-se per profesionistet e rinj te Ballkanit

Aktuale

Lansohet skema e BE-se per profesionistet e rinj te Ballkanit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 06:50
Foto ilustrim

Këshilli Britanik në Prishtinë organizon sot konferencën rajonale te projektit ‘Skema e BE-se per Profesionistet e Rinj te Ballkanit Perendimor’.

Projekti eshte lancuar nga Komisioneri Hahn gjate Samitit per Ballkanin Perendimor te mbajtur ne Paris ne korrik te vititi te kaluar (2016). 

Projekti ka perzgjedhur 30 sherbyes civil nga i gjithe Ballkani Perendimor te cilet kane kaluar trajnime te ndrydhme gjate 9 muajve te fundit dhe tani mblidhen te gjithe ne Prishtine per ti diskutuar pervojat e tyre.

“Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor”  është veprim pilot për programin rajonal të trajnimit ekzekutiv dhe komponentëve të shkëmbimit për shërbyesit e rinj civil nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbisë) i cili aktualisht menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga Këshilli Britanik. 

Qëllimet kryesore të këtij veprimi pilot ishin krijimi i kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e gjeneratave të ardhshme të administratorëve publik dhe bërësve të politikave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe promovimi i elementit të bashkëpunimit rajonal të procesit të integrimit evropian në nivel të shërbimit civil duke krijuar lidhje ndërkufitare mes udhëheqësve dhe agjentëve të ndryshimit.  

Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Këshilli Britanik në Prishtinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat