Haradinaj: Vetem ata që harrojnë u përseritet historia!

Aktuale

Haradinaj: Vetem ata që harrojnë u përseritet historia!

Nga: A.M. Më: 29 prill 2017 Në ora: 14:20
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përmes një postimi në Facebook ka  thënë për Presidentin historik, Ibrahim Rugova, heroi legjendar, Adem Jashari dhe heroin Zahir Pajazitin se janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pakompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona.

Postimi i plotë:

Janë amanetet e tyre që na obligojnë të jemi të pakompromis në mbrojtje të shtetit e të vlerave tona. Është sakrifica e tyre për lirinë dhe për vendin, që e përcakton rrugën tonë se si duhet të ecim tutje!

Nderim te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ne Kompleksin memorial të Heroit legjendar, Adem Jashari, te lapidari i Heroit Zahir Pajaziti, në Mejen e dhimbjes dhe të krenarisë dhe së fundi në kompleksin e bashkëluftetarëve të mi, në Gllagjan!

Vetem ata që harrojnë u përseritet historia! 
Herojt e lirisë gjithmonë do të jenë, amaneti ynë që nuk falet!

Image
Fotot në Facebook
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat