Hoxhaj: Hyrja e Malit të Zi në NATO, garanci për sigurinë në Ballkan

Aktuale

Hoxhaj: Hyrja e Malit të Zi në NATO, garanci për sigurinë në Ballkan

Më: 29 prill 2017 Në ora: 13:31
Srdjan Darmanoviq dhe

Shefi i diplomacisë Enver Hoxhaj ka zhvilluar të shtunën një bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq, të cilin e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

Ministri Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi votoi dje për anëtarësimin e vendit në NATO. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat