BE nuk ka datë se kur vazhdon dialogu Kosovë - Serbi

Aktuale

BE nuk ka datë se kur vazhdon dialogu Kosovë - Serbi

Më: 29 prill 2017 Në ora: 10:47
Dialogu Kosovë-Serbi

BE-ja pret që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë në frymën e angazhimit konstruktiv, të paktën kështu ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Megjithatë ata ende nuk e dinë ndonjë datë për vazhdimin e dialogut.

Edhe pse rasti Haradinaj ndikoi në rritjen e tensioneve, Komisioni Evropian nuk pret që kjo çështje mund ta ngrijë dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

“Ajo që ne presim është se në dy javët e ardhshme dhe në muajin në vazhdim të vazhdojë dialogu, me angazhim konstruktiv nga dy anët”, ka thënë Kocijancic për mediat serbe.

Sipas saj një datë e re për fillimin e dialogut ende nuk është përcaktuar. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre pasi Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë në të cilën thuhej se dialogu duhet të pezullohet deri në lirimin e Haradinajt nga Gjykata e Colmarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat