Gjykata Speciale mban konferencë shtypi, shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë

Aktuale

Gjykata Speciale mban konferencë shtypi, shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, Kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës, do të mbajë konferencë për shtyp në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në  Hagë ditën e mërkurë më 4 maj.

Gjatë takimit të saj të parë me mediat, Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. 

Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht. Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme. "Presheva jonë” nga Haga ka mësuar se gjatë kësaj konference shtypi, të dytën me radhë zyrtarët e Speciales  do të bëhet fjalë për aktivitetin  e Gjykatës, hetimeve, punës se gjyqtarëve dhe prokurorëve ku do të shpalosen dosjet e krimeve në Kosovë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat