Paralajmëron Haradinaj: Nëse ekstradohem, Serbisë i përsëritet 1999-ta

Aktuale

Paralajmëron Haradinaj: Nëse ekstradohem, Serbisë i përsëritet 1999-ta

Më: 26 prill 2017 Në ora: 23:57
Ramush Haradinaj

Një ditë para vendimit të gjykatës franceze, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999.

Haradinaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët që i kanë qëndruar afër dhe e kanë ndihmuar, ndërsa qeveritarët e Kosovës, sipas tij, e kanë “ndihmuar” vetëm përmes postimeve në llogaritë e tyre në Facebook.

“Unë kam punë me shtet, e ai nuk më doli krah. Por më dolën krah qytetarët të cilët i falënderoj që më kanë qëndruar afër gjatë këtyre muajve”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat