Trupat amerikane zbarkojnë në Luginën e Preshevës, ja si i presin shqiptarët

Aktuale

Trupat amerikane zbarkojnë në Luginën e Preshevës, ja si i presin shqiptarët

Më: 26 prill 2017 Në ora: 13:41
Foto arkiv, ushtarë amerikan gjatë vizitës në Luginën e Preshevës

Trupa të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së janë parë këtyre ditëve në rrugët e qytetit dhe rrugët malore në Luginën e Preshevës.

Mësohet se trupat amerikane po zhvillojnë manovra të përbashkëta me forcat e rajonit nga 7 deri 28 prill në bazën “Jug”, me qëllim aftësimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë zonë të banuar krejtësisht me shqiptarë mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

Si pjesë e stërvitjes në këtë projekt manovrues janë përfshirë dhjetëra anëtarë të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura Serbe. Trajnimi po realizohet me sukses nga ushtarët vendas së bashku me anëtarët e Batalionit 15 të Xhenios të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura.

Prezantimi i forcave të armatosura amerikane u ndoq nga koloneli Douglas Faherti nga Ambasada e SHBA në Beograd dhe komandant nënkolonel Hol Jefry, komandant i Batalionit të Inxhinierisë 15-të të Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura. [trupa amerikane 1]

Nënkolonel Hol ka pohuar se trajnimi dhe ushtrime të zhvillohet në dy nivele – një që përfshin trajnim në përdorimin e pajisjeve inxhinierike dhe burimeve, ndërsa tjetri ka të bëjë me promovimin e bashkëpunimit ndërmjet trupave të dy ushtrive.

“Presheva jonë” në terren, në Dobrosi, Koncul apo qytetarë të Buajanocit, kanë mësuar se forca ushtarake amerikane, nga banorët, sidomos ata shqiptarë, është pritur me lule dhe me dy gishtrinjtë lart.

Madje se herë takohen me ta u jepet ujë i ftohtë apo pyeten për çfarë kanë nevojë. Pranininë dhe misionin e forcave amerikane në Luginën e Preshevës e kanë përshëndetur edhe liderët lokalë, sipas të cilëve, “popullata tani po ndihet më e sigurt.”

“Ku shkel këmba e ushtarit amerikan aty ka paqe dhe stabilitet. Edhe në Luginën e Preshevës ata janë të mirëserdhur dhe padyshim i presim sikur të ishte ushtra jonë”, tha Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat