QKUK jep detaje për dërgimin e Bajram Rexhepit për shërim në Turqi

Aktuale

QKUK jep detaje për dërgimin e Bajram Rexhepit për shërim në Turqi

Më: 26 prill 2017 Në ora: 06:52
Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi do të vazhdoj shërimin e tij në shtetin turk.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Sipas tij, Komisioni konsilar ka kostatuar se Rexhepit i nevojitet të filloj fazën e rehabilitimit në një institucion të specializuar jashtë vendit.

“Komisioni konsiliar në takimet e vazhdueshme që ka mbajtur lidhur  me gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit, ka konstatuar se atij i nevojitet të filloj fazën e rehabilitimit në një institucion të specializuar jashtë vendit”, ka thënë Fazliu.

“Institucionet e Republikes se Kosoves,përkrahur nga Ambasada Turke në Kosovë dhe shteti turk, pas rekomandimit të konsiliumit, ka udhëhequr të gjitha procedurat ligjore në fuqi.  Z. Rexhepi është nisur për Turqi, ku pritet të vazhdojë me fazën e rehabilitimit mjekësor, në mungesë të një institucioni të specializuar në Kosovë”, ka përfunduar Fazliu.

Siç ishte bërë e ditur edhe nga zyrtarët e QKUK-së, ish kryeministri Rexhepi është në gjendje kome prej tetë ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat