Zeka: Mos të kishte qenë UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë, peshqit e mëdhenj...

Aktuale

Zeka: Mos të kishte qenë UNMIK-u dhe EULEX-i në Kosovë, peshqit e mëdhenj...

Nga: G.B Më: 25 prill 2017 Në ora: 16:52
Milaim Zeka

Milaim Zeka ka reaguar lidhjen me vrasjen në autostradën Tiranë-Durrës, duke thënë se këto vrasje ndodhin për shkak të politikës dhe drejtësisë.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka thënë se po të mos kishin qenë në Kosovë, EULEX-i dhe UNMIK-u, që t’i bëjnë ‘kaps’ peshqit e mëdhenj, gjendja do të ishte më e keqe se në Shqipëri, përcjell Bota sot.

Postim i plotë i Zekës:

Merrni mesin nga i keqi

Prap vrasje ne autostrade Tirane-Durres

Cdo dite vrasje ne Shqiperi. Histori krimi, qe askund nuk shihen, dhe nuk degjohen neper kontinentin evropian. Krejte keto vrasja jane te shkaktuara nga dy vrases: Politika, dhe Drejtesia.

Duke qene politika e zhytur ne krim, ajo ka perzgjedhur prokuror, hetues, gjykates, qe ua kalojne krimineleve. Ne cdo vend ku nuk ka drejtesi, qytetari e merr drejtesine ne duarte e veta. Po te ishin denuar njerezit ashtu sic e meritojne, nuk do te vriteshin cdo dite neper rruge, dhe vende te tjera.

Kosova duhet te mesoje nga kjo e keqe. Besoni, qe boll te keqinje jane keta te Eulexit edhe te UNMIK ut ne Kosove, veq mos me kane keta ketu e me i ba kaps keta peshqit e medhenje te politikes, bash ma keq se ne Shqiperi ish ba.

Une per nja 50 vjet, policine, prokurorine dhe gjykatate, ua kisha lane vetem nderkombetaret me i udheheqe, edhe ata te rinje shqiptare qe jane lindur, jane rritur, dhe jane shkolluar neper vendet perendimore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat