Djali i ish-presidentit të Kroacisë lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Aktuale

Djali i ish-presidentit të Kroacisë lobon për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më: 25 prill 2017 Në ora: 16:48
Miroslav Tudjman

Mediat serbe i kanë dhënë shumë rëndësi takimit që sot ka pasur një delegacion i Kuvendit të Kosovës me atë të Kroacisë, kjo për faktin, se aty përveç se është premtuar ndihma për anëtarësim në NATO, kanë marrë pjesë djali i presidentit kroat të kohës së luftës me Serbinë, Franjo Tudjman, dhe ish shefi i diplomacisë kroate Miro Kovac, një zë i fuqishëm anti-serb

Është paralajmëruar se delegacionet e Kuvendit të Kosovës dhe Saborit të Kroacisë të vazhdojnë çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Me rastin e çdo takimi zyrtar apo jozyrtar të zyrtarëve kosovar dhe kroat, apostrofohet përkrahja e Zagrebit për pavarësinë e Kosovës. Këtë herë, shefi i delegacionit të Saborit kroat në seancën parlamentare të NATO’s, Miroslav Tudjman, i biri i presidentit të parë të Kroacisë së pavarur, Franjo, ka paralajmëruar se do të përkrahë Kosovën në seancën e ardhshme e cila do të mbahet në Gjeorgji.

Bashkë me Tudjman’in, në pranim të delegacionit të Kuvendit kosovar, ka marrë pjesë edhe Miro Kovac, ish shefi i diplomacisë kroate, i cili është i njohur nga deklaratat shumë të ashpra për Serbinë, serbët dhe udhëheqësin e tyre.

Me këtë rast, siç është kumtuar, kryetari i komisionit për punë të jashtme i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica ka falënderuar Kroacisë për përkrahje dhe ndihmë të cilën i ofron Kosovës në shumë fusha.

“Integrimi në BE dhe NATO janë dy prioritete të rëndësishme të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe në këtë rrugë për ne janë shumë të rëndësishme përvojat e Kroacisë”, ka theksuar Reçica.

I biri i Tudjmanit, i cili i udhëheq deputetët kroat në seancën Parlamentare të NATO’s, ka paralajmëruar se do të përkrahë Kosovën në seancën e ardhshme në Gjeorgji.

Në këtë takim është paralajmëruar se dy delegacione do të ngrehin çështjen e finalizimit të partneritetit dhe bashkëpunimit strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë.

Përndryshe, ish zyrtarët kroat, të cilët kanë kryer funksione më të larta, si Stjepan Mesic, dhe Zoran Milanovic, tashmë kanë treguar se janë lobistë shumë aktiv dhe promotor të pavarësisë së Kosovës.

Ish presidenti kroat, Mesic, kohë më parë e vizitoi Prishtinën, ku u takua me multimilionerin Bexhet Pacolli.

Para takimit të tyre, Mesic ka thënë se në Kroaci me vëmendje e përcjellin se ngjarjet pas arrestimit të Ramush Haradinajt.

Gjithashtu, ish kryeministri kroat dhe shefi i dikurshëm i PSD Zoran Milanovic, ka ofruar shërbime konsulente në procesin e eurointegrimeve Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat