Mustafa do të takohet nesër në Bruksel me Avramopoulos, bisedohet për çështjen e vizave

Aktuale

Mustafa do të takohet nesër në Bruksel me Avramopoulos, bisedohet për çështjen e vizave

Më: 24 prill 2017 Në ora: 15:17
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Komisioneri i lartë i BE-së për migracion, Dimitris Avramopoulos

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka udhëtuar dje në Bruksel  për të prezantuar kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës.

“Presheva jonë” duke iu referuar burimeve diplomatike ka mësuar se nesër në orët e pasdites, Kryeministri i Kosovës do të takohet me Komisionerin e lartë të BE-së për migracion, Dimitris Avramopoulos.

Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë që fillimisht të ndodh liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës dhe më pas, në një afat prej dy vjetësh, Kosova të përmbushë kërkesën e Komisionit Evropian për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mirëpo, njohësit e integrimeve evropiane dhe ata të zhvillimeve politike konsiderojnë se një kërkesë e tillë nga ana e Kosovë është e vonuar shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat