Media gjermane: Çështja shqiptare akoma e pazgjidhur në Ballkan, ja rreziku nga nacionalistët shqiptarë

Aktuale

Media gjermane: Çështja shqiptare akoma e pazgjidhur në Ballkan, ja rreziku nga nacionalistët shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 prill 2017 Në ora: 20:47
Ismail Bej Qemali në librin e tij me Kujtime thekson - Ngrehina e Ballkanit mund të jetë e qëndrueshme vetëm po të forcohet Shqipëria, e cila përbën shtyllën e katërt mbajtëse të saj - SHP.

Jo-stabiliteti politik i ka prekur thuajse të gjitha shtetet e reja mbi gadishullin Ballkanik. Shpërbërja e Ballkanit solli përleshje mes nacionaliteteve. Në vitet 90-të konfliktet mes serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve përfunduan me gjakderdhje. Atëkohë BE nuk ishte në gjendje ta qetësojë situatën në juglindje të Europës. Vetëm ndërhyrja amerikane mundi të sjellë përfundimin e Betejës së Bosnjës në 1995, shkruan komentatori i medias gjermane “NWZ”, Dr. Alexander Will.

E pazgjidhur deri tani ka mbetur Çështja Shqiptare, vijon më tej ai, përcjell botasot.info. Shqiptarët janë të ndarë në shumë shtete dhe shumica e tyre janë të besimit musliman. Pavarësisht se ata shpallën pavarësinë në 1912, nuk jetojnë të gjithë shqiptarët në kufijtë e tyre. Andaj mes partive shqiptare në Ballkan ka tendenca të fuqishme në kërkesën e “çlirimit” të këtyre tokave dhe kthimin e tyre në shtetin amë. Përveç Kosovës që është ndarë nga Serbia, nacionalistët shqiptarë sot kërkojnë edhe territore tjera si Luginën e Preshevën, pjesën e Maqedonisë të banuar kryesisht me shqiptarë rreth Tetovës dhe qytetin kufitar të Malit të Zi, Ulqinin.

Në fund media gjermane shkruan se me “ndihmën e qeverisë së Tiranës ka ardhur përsëri në përleshje të dhunshme në këto rajone (por pa e argumentuar - SHP). Ambicionet e nacionalistëve shqiptarë aktualisht janë arsyeja themelore e tensioneve mbi Ballkanin. Gjithashtu edhe Gjermania është e zhytur pjesërisht në këtë problem: Në Kosovë janë stacionuar ushtarët gjermanë./Bota sot

Vërejtje: Ismail Bej Qemali në librin e tij me Kujtime thekson - Ngrehina e Ballkanit mund të jetë e qëndrueshme vetëm po të forcohet Shqipëria, e cila përbën shtyllën e katërt mbajtëse të saj - SHP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat