Vazhdon trajtimi intensiv i ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Aktuale

Vazhdon trajtimi intensiv i ish kryeministrit Bajram Rexhepi

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:04
Ish kryeministri i vendit, Bajram Rexhepi

Ish kryeministri i vendit, Bajram Rexhepi, është duke vazhduar trajtimin në mjekimin intensiv qendror në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për media, Shpend Fazliu nga Qendra Klinike Universitare, i cili tha se Rexhepi ka pësuar sulm neurologjik, teksa tashmë i janë bërë dhe analizat laboratorike e radiologjike.

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepit, është duke u përcjellë në vazhdimësi nga stafi i mjekimit intensiv.

Është formuar një konsilium në përbërje të mjekëve të lëmive të ndryshme përfshirë neurolgun, kardiologun, kirurgun vaskularë, anesteziologun dhe lëmitë e tjera sipas nevojës ka përfunduar Fazliu..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat