Delawie: Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

Aktuale

Delawie: Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën

Më: 18 prill 2017 Në ora: 12:12
Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie

Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie ka përkrahur miratimin e Ligjit të ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,duke e vlerësuar si një hap konkret kundeër luftimit të korrupsionit.

“Me kalimin e ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, kuvendi mori hap konrekt ne luftimin e korrupsionit. Lajm i shkelqyeshem(shume i mire)!”,shkruan Delawie, në Twitter.

Gjatë seancës plenare të së martës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjit e ri për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.
Të gjitha amendamentet e këtij ligji kanë kaluar, ndërsa ligji është miratuar me 63 vota “për”.
Ky ishte edhe njëri nga ligjet për të cilat ambasadori amerikan Greg Delawie kishte bërë thirrje për t’u miratuar, ngaqë, sipas tij, kjo është forma e duhur për të luftuar korrupsionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat