Media gjermane shkruan për historinë e KF Trepça dhe Mitrovicën e ndarë: Si u zhvendosën 12 mijë shqiptarë nga veriu?

Aktuale

Media gjermane shkruan për historinë e KF Trepça dhe Mitrovicën e ndarë: Si u zhvendosën 12 mijë shqiptarë nga veriu?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 prill 2017 Në ora: 13:59
KF Trepça, imazh nga fotografi Martin Fuchs

Kur në Mitrovicë kishte një klub të përbashkët, Bardhec Seferi dhe Tihomir Markovic qëndronin sëbashku përpara ndeshjes. I pari lutej te Allahu, tjetri te Zoti. Atëherë klubi krijonte një rreth: "Hajde Trepça jonë, ti je Kampion!".

Markovici me numrin 1 ishte shoku më i ngushtë i Seferit me numër 5. Me vite të tëra ata ndanin të njëjtën dhomë.  Mbi 300 ndeshje kishin zhvilluar ata sëbashku me fanellat gjelbër-zi deri në 25 maj 1989. Deri atëherë kur politika hyri në stadionet e Kosovës. Reprezalja serbe në Kosovë preku edhe Mitrovicën dhe solli vendim: Seferi dhe Markovic nuk duhet të luanin më në të njëjtin klub, shkruan fillimisht kulturorja gjermane “Die Zeit”.

Histori i përbashkët, por pa të ardhme

Një letër vinte nga Beogradi për të testuar besnikërinë e lojtarëve shqiptarë. Ata duhet të nënshkruanin se njohin autoritetin e Serbisë mbi Kosovën, gjë që e refuzuan. Sikur ta nënshkruanin, atëherë nuk do e njihnin Kosovën. “Ne nuk mund ta nënshkruanim atë, andaj e lëshuam skuadrën,” thotë sot Seferi (56), përcjell botasot.info. Shqiptarët duhet të largoheshin, skuadra mbetej vetëm me serbë.Më shumë se dhjetë vjet 56 vjeçari nuk mund të shikonte fushën e gjelbërt. Ishte fundi i një klubi që nuk shikonte ndarjen nacionale, fetare dhe gjuhësore. Sot ekziston i njëjti problem pasi Trepça ka një skuadër me shqiptarë dhe një me serbë - me histori të njëjtë por jo edhe me të ardhme të përbashkët.

Shqiptarët në 1989 krijuan një klub ilegal, që ekzistonte paralel. Ata luanin në fusha improvizive, ndërsa merrnin ndihma nga diaspora shqiptare në Tiranë për fanella të reja. Si pikëtakim vlenin shkollat dhe shtëpitë private.

“Policia serbe pezullonte turniret tona duke na u futur në fushë dhe na sulmonte fizikisht,” vijon Seferi. Njëherë ai qëndroi 12 orë në paraburgim vetëm me atlete dhe fanellat sportive.  Përkundër frikës dhe presioneve në disa ndeshje vinin deri në 5000 shikues. "Ndonjëherë fillonim ndeshjen në një vend dhe përfundonim në një vend tjetër,” kujton një fans i futbollit. KF Trepca sot aktivizohet me ligën e parë të Kosovës, ndërsa më parë ashtu si Serbia nuk njeh sot Kosovën, ata refuzonin ligën e përbashkët.

Askund nuk vërehet ndarja më shumë sesa këtu

Mitrovica si asnjë qytet tjetër në Kosovë, tregon më së miri përçarjen mes komunitetit serb dhe atij shqiptar. Si vijim i Luftës 1999 qyteti është ndarë në pjesën jugore dhe veriore e banuar kryesisht me serbë. Dy komunat janë ndarë me lumin Ibër dhe një urë. Në të dy anët qëndrojnë autoblindat e KFOR, të stacionuar për arsye sigurie. Ura e Ibrit është e ndaluar për qarkullimin e automjeteve dhe lejohet vetëm për kalimin me këmbë. Frika e tensionimit të situatës është e madhe. Në anën shqiptare ndodhet flamuri shqiptar dhe busti i Isa Boletinit i cili luftonte kundër pushtuesve serbë, ndërsa pesë minuta më tej paguhet me dinar dhe telefonohet me rrjetin serb. Shumica e taksistëve refuzojnë të udhëtojnë drejt pjesës veriore me regjistrime të Kosovës. Mbi një kodër në pjesën veriore ndodhet një kishë, prej së cilës mund të numërohen minaret e xhamive në jug. Prej aty ndodhet një bust kolosal i betonizuar nga koha jugosllave - dy shtylla kënddrejta që simbolizon bashkëjetesën e dy etnive: serbët dhe shqiptarët. Ai kujton se këtu më parë jetonin sëbashku, ndërsa sot ata që njihen si heronj në veri, urrehen në jug dhe anasjelltas.

Udhëheqësi serb Slobodan Miloshevic prëj në fund të viteve 80-të kishte refuzuar sistematikisht të drejtat e shqiptarëve në provincën e atëhershme të Kosovës, ku përbënin 90 përqind të popullatës. Me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pavarësinë e Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës edhe Kosova kishte një dëshirë të tillë për tu ndarë nga shteti shumetnik. Por Milosheviqi e refuzoi kërkesën e tyre me reprezalje. Shqiptarët humbën të drejtat e tyre autonome mbi kulturën, ekonominë dhe politikën, të njohura nga Titoja. Universitetet u mbyllën, ndërsa shkollat kishin sistemin e planprogramit serb. Protestat studentore në Prishtinë vijuan deri në 1997 ku erdhi shpërthimi i luftës së armatosur mes UÇK dhe trupave serbe. Fotografitë e shtëpive të rrënuara dhe refugjatëve pushtuan botën.

12.000 shqiptarë të zhvendosur nga Mitrovica

Vetëm nga Mitrovica janë zhvendosur 12.000 shqiptarë nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore. Në pjesën jugore jetojnë akoma 4000 serbë. Sot gjen familje nga të dyja palët që nuk kanë shkuar në ish shtëpitë e tyre. Pavarësia e Kosovës është njohur nga 114 prej 193 anëtaret e OKB.

Lufta nuk ka ndarë vetëm Mitrovicën, por edhe klubin e qytetit. Sot qyteti ka dy skuadra me të njëjtin emër KF Trepça në jug dhe FK Trep?a në veri. Të dyja mbajnë fanellat me ngjyra të njëjta dhe kërkojnë trofetë e kohërave te vjetra.

Një ndër skuadrat me të mira

Në lidhje me sukseset Seferi mund të tregojë shumë gjëra. Në lagjen më të varfër të qytetit ku ndodhet rruga Ramadan Kelmendi, BE ka ndërtuar një fushë të blertë futbolli.

Seferi këtu stërvit gjeneratat e reja, ndërsa shefi i klubit, Nexhmedin Haxhiu shikon për sponzorë. Në kohën e Jugosllavisë kur kishte vetëm një klub gjendja financiare ishte shumë më e mirë, pasi Mitrovica njihej si qyteti industrial. Kompleksi Trepça në pjesën veriore ishte ndër fabrikat me numrin më të madh të punëtorëve: plot 22.000 persona punonin në Trepçë në 1980. Sot atje punojnë rreth 1.500 vetë.

“Ne luanim në koha të arta,” thotë Seferi i cili në 1977 luante në ligën e parë me KFT. Atëherë vlente si klubi më i mirë jugosllav së bashku me Yllin e Kuq të Beogradit dhe Splitin. Para tre viteve në KB 1974 Jugosllavia fitoi Zairen 9:0, deri tani humbja më e thellë e këtij kampionati. Në 1978/79 Ylli i Kuq pas fitoreve kundër Arsenalit dhe Hertha BSC shkoi deri në finale të UEFA-CUP kundër fitueses serike Mönchengladbach. Lojtarët e Trepçës ishin edhe lojtarë të përfaqësueses jugosllave.

Image
Bardhec Seferi

Dikur miqtë më të mirë

Seferi tregon një foto të 1982 me gjashtë serbë, pesë shqiptarë dhe katër boshnjakë. Janë emrat që lexohen në fanellat e tyre: Mrkic, Mashic, Turku, Rekazi. Dhe Markovic, njëri ndër shokët e tij më të ngushtë. Ata takohen ndonjëherë për të gjerbur një kafe në hotelin e vetëm me katër yje në pjesën veriore. "Unë kam fjetur me Tihomirin në një dhomë më shumë sesa me gruan time,” thotë Seferi. "Seferi dhe unë do vdisnim për njëri-tjetrin,” thotë Tihomiri. Ata ishin gjenerata e fundit e një klubi që ekzistonte nga 1932. Themeluesit ishin minatorët serb të cilët nxjernin zink, argjend dhe fjori nga mali.

Në pjesën shqiptare sot çdo i dyti është i papunë, ndërsa në pjesën veriore për shkak të ndihmës serbe situata është pak më mirë. “Ne marrim mbështetje financiare për ujë dhe rrymë, të cilët nuk i paguajmë,” thotë një student  që jeton me prindërit dhe vëllain e motrën në pjesën veriore. Kjo është politikë serbë për të ruajtur popullatën serbe në Mitrovicë.

Një diktaturë bie për t’u zëvendësuar

Askund në Europën juglindore nuk ka pasuri nëntokësore sa në Kosovë, megjithatë akoma kjo vlen si vendi më i varfër i Europës. Njëherë erdhën fashistët gjermane dhe i detyruan banorët e Kosovës të punojnë për luftërat e tyre. Pas LDB skuadra luante në fusha improvizive dhe nuk kishin fanella. Lojtarët laheshin sëbashku në Ibër, që atëherë ishte thjesht një lum. Rregjimet zëvendësonin njëra-tjetrin: Titoja zëvendësoi fashistët, ndërsa Miloshevici kohën e Titos. Dhe politika ndërhynte edhe në futboll.

“Më mur ose jo, unë nuk kthej më në shtëpinë time," thotë Shefqet Begu. Ai shkurt thërritet “Qeti” ndërsa është themeluesi i grupit të tifozëve Torcida. Zyra e tij është pikërisht pranë urës. Dikur jetonte në pjesën veriore, ndërsa tani është uzurpuar nga serbët. Aty humbi gjithë kujtimet e tij të së kaluarës. Si ai 12.000 shqiptarë tjerë janë zhvendosur nga veriu. “Të gjithë trofetë që i kemi fituar sëbashku, janë zhdukur papritur,” thotë Begu. Kur shqiptarët u kthyen në stadion pas luftës, gjithshka ishte zhdukur - albumet fotografike, medaljet, kupat, mirënjohjet. Bari në stadion ishte rritur deri në gjoks. Në kohën e luftës bari u pre për të shërbyer si pikë aterimi për helikopterët e KFOR.

Pas dy vitesh ktheu Bardhec Seferi për të stërvitur të rinjtë në stadion. Stadioni është emëruar me emrin e komandatit legjendar të Kosovës “Adem Jashari”. Edhe sot në tribunat e saj ndodhet fotografia e burrit me mjekër edhe uniformë. Për serbët ai vlen si kriminel. Në veri të Mitrovicës mezi gjen ndonjë serb që shikon ndeshjet në këtë stadion. FK Trepça e serbëve luan në ligën serbe, ndërsa KF Trepça në ligën e Kosovës. Për t’u stërvitur serbët udhëtojnë katër kilometra në stadionin e Zveçanit, ku shqiptarët përbëjnë vetëm tre përqind.

“Nuk mund të ketë dy klube me të njëjtin emër. Klubi i veriut për ne është një skuadër informale që luan futboll,” thotë këshilltari sportiv, Fidan Ademi.

Historia e sotme e KF Trepça mban medaljet dhe trofetë nga 2000. "Historia jonë është grabitur nga veriu,” thotë Ademi.

Kujtimet ndodhen në pjesën veriore

Dhjetë minuta më tej me këmbë ndodhet zyra serbe e FK Trepca ku në brendësi qëndron Petar Milosavljevi?. Mes kioskave dhe fast-food-eve ndodhet zyra ku mban kujtimet e kohrave të arta. Milosavljevi? punon në Trepca prej 1954 si trajner dhe më pas si menaxher dhe sekretar. Deri tani ai nuk ka lënë një ndeshje pa shikuar. Por në stadionin e jugut nuk shkon më, për të shmangur problemet. “Më mungojnë kohët e përbashkëta,” thotë 78 vjeçari. Kam qarë individualisht për çdo shqiptar që duheshte të lëshonte klubin në vitet 90-të veçanërisht për Seferin. “Ai për mua ishte si djali im. Kur pas luftës mora vesht se ai jetonte akoma, fillova përsëri të qaj. Kësaj here nga gëzimi.”

Milosavljevic në 2000 është ftuar nga Federata Serbe për të vijuar punën e klubit. “A jeni bërë budallenj? Ju nuk mundeni të luani futboll si në ata kohë!,” duhet të ketë thënë ai. Por Milosavljevi? ia arriti. Ai kujton 1976, vitin më të suksesshëm të KF Trepça kur u fut në ligën e parë jugosllave ku në finalen për Kupë humbi pas vazhdimeve kundër NK Rijeka në 1978.

Disa nga trofetë e atëhershme ndodhen në regalin e Petar Milosavljevi?. A mund të ndodhë që klubi të bashkohet përsëri?

Dy hapa para, një hap prapa

Muajt e kaluar është ashpërsuar retorika mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Treni provokativ serb, ndërtimi i murit dhe kërcënimi i ish presidentit Tomislav Nikoliq janë disa nga ndodhitë e fundit.

“Gjërat banale si treni ose muri kanë potencialin në Veri të Kosovës për të eskaluar situatën,” thotë eksperti ballkanik Predrag Jurekovic. Oliver Schmitt nga Instituti Vjenes për Europën juglindore thotë: “Politika provokuese të kujton kohët e vjetra dhe Serbia ka treguar se ajo mund të përsërisë një veprim të tillë.”

Muri në Mitrovicë është shkatërruar, megjithatë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale premtohet rindërtimi i saj. Në 2016 Kosova është pranuar në FIFA dhe tani përpiqet të kualifikohet në KB 2018. Për zemërim të Serbisë, që refuzojnë me çdo kusht njohjen e Kosovës. FIFA përpiqet të shmang përballjet e mundshme mes përfaqësueses së Kosovës dhe Serbisë. Milosavljevic ëndërron më tej. “Unë dua që ndonjëherë të dyja të luajnë në të njëjtën ligë,” thotë ai. “Por mua nuk më dëgjon askush.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat