Hoxhaj në New York Times: Kosova e ndjen dorën e rëndë të Rusisë përmes Serbisë

Aktuale

Hoxhaj në New York Times: Kosova e ndjen dorën e rëndë të Rusisë përmes Serbisë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 18:52
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar një kolumne në gazetën prestigjioze amerikane The New York Times, ku ka shpalosur shqetësimin e tij për ndikimin rus në Ballkan, përmes Serbisë.

Në opinionin e titulluar “Kosova e ndjen dorën e rëndë të Rusisë, përmes Serbisë”, Hoxhaj shkruan se dominanca e dëshiruar e Rusisë në Ballkan është edhe njëfarë hakmarrje e rusëve kundrejt NATO-s.

“Serbia po i kthehet zanatit të vjetër – kërkimit të hegjemonisë rajonale. Këtë po e bën duke e destabilizuar Ballkanin, duke zgjeruar ushtrinë dhe duke punuar drejt dominimit të tregut të përbashkët rajonal të cilin Kosova e konsideron të papranueshëm dhe e kundërshton fuqishëm – e tërë kjo me Serbinë e cila i qëndron pas shpine”, shkruan Hoxhaj.

“Rusia qartësisht po e shfrytëzon Serbinë jo vetëm për ta rimarrë terrenin në Ballkan, por gjithashtu për t’iu hakmarrë NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimit me skema për ta rikrijimin e dominimit rajonal të cilin e humbi me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik”.

“Çështja më brengosëse është militarizimi i shpejtë i Serbisë, gjë për të cilën Rusia është duke e furnizuar me sisteme të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të sofistikuara ushtarake”.

Sipas Hoxhajt, nëse vazhdohet me politika të tilla agresioni, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të jetë proces shumë i vështirë.

“Politikat agresive të Serbisë në mënyrë fundamentale devijojnë nga çfarëdo përkushtimi të sinqertë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ato e kundërshtojnë integrimin europian dhe krijojnë rrezik për sigurinë e të gjitha shteteve në Ballkanin Perëndimor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat