Sa raketa Tomahawk ka zbrazur SHBA-ja kundër Serbisë

Aktuale

Sa raketa Tomahawk ka zbrazur SHBA-ja kundër Serbisë

Më: 13 prill 2017 Në ora: 13:47
Bombardimi i Serbisë gjatë vitit 1999

Gjatë luftës së NATO- kundër forcave të Serbisë që ushtronin dhunë e terror kundër shqiptarëve në Kosovë, SHBA-ja përdori edhe raketat Tomahawk.

Sipas shënimeve që i sjellin mediat serbe, gjatë sulmeve kundër forcave serbe janë zbrazur 218 raketa Tomahawk.

Në vazhdim një historik i përdorimit të këtyre raketave:

Tomahawk për herë të parë është përdorur më 17 janar 1991 në operacionin “Shtrëngata e Shkretëtirës” gjatë luftës së Gjirit. Iraku, kështu, është vendi para Serbisë i sulmuar me më së shumti me raketa tomahowk, 1618 sot.

Gjatë 26 vjetëve të shkuar "Tomahawk" është përdorur në çdo konflikt të madh ku është e përfshirë edhe SHBA-ja, që nga Afganistani në vitin 2001, konfliktet në Bosnjë e Libi e edhe ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik gjatë vitit 2014 në Raka.

Si përgjigje ndaj sulmit kimik brutal në Idlib që vrau dhjetëra civilë në fillim të prillit të këtij viti, ndër të cilët edhe fëmijë, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një sulm kundër Sirisë në bazën ushtarake ajrore siriane Shairat janë zbrazur 59 raketa "tomahawk".

Ky është sulmi i fundit deri më tash me tomahawk nga SHBA – ja .

Janë disa lloje të këtyre raketave dhe ato po avancohen vazhdimisht. Versionet e reja janë të pajisur edhe me sisteme më të mira të navigimit. Një raketë kushton rreth 832 mijë dollarë amerikanë.

Tani sistemi i projektilëve përfshin pjesën naviguese - GPS, versionin e përmirësuar të sistemit për krahasim digjital të terrenit, kontrollimin e kohës së paraparë për arritje me kohë në shënjestër si dhe motorin turbo të përmirësuar 402. Veç kësaj, ka edhe mundësinë e lëvizjes me inerci drejt shënjestër – cakut,që do të thotë se raketa përkohësisht mund ta humbasë lidhjen me satelitin navigues e të vazhdojë të lëvizë sipas inercisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat