Eksperti i sigurisë tregon arsyet: Këto dilema të mëdha e kanë shokuar Moskën gjatë sulmeve të SHBA-ve në Siri

Aktuale

Eksperti i sigurisë tregon arsyet: Këto dilema të mëdha e kanë shokuar Moskën gjatë sulmeve të SHBA-ve në Siri

Nga: A.Zh Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:55
Sulmet në Siri

Eksperti i sigurisë në Kosovë Fadil Kajtazi, ka komentuar për sistemin e raketave, të cilat u përdorën gjatë sulmit në caqet e Sirisë.

Në një shkrim, ai ka treguar arsyen se pse nuk funksionoi mbrojtja kundërajrore siriane dhe sistemet e “sofistikuara ruse” kundrejt sulmeve amerikane në Siri, përcjell Bota sot.

Kajtazi ka treguar poashtu se cilat dilema të mëdha e kanë shokuar Moskën gjatë operacionit të sulmeve amerikane në Siri, për të cilin ka thënë se ngjason me “Kanijoni El Dorado” që amerikanët e realizuan me 15 prill 1986 kundër Libisë.

Lexoni postimin e plotë të Kajtazit:

Kanioni El Dorado 2

 Pyetja e cila shtrohet pas goditjes amerikane me raketa BGM-109 Tomahawk në caqet në Siri, në bazën ajrore Shayrat është: pse nuk funksionoi mbrojtja kundërajrore siriane dhe sistemet të “sofistikuara ruse” që ndodhën në Siri? Për mosfunksionimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore siriane kundër raketave bredharake amerikane Tomahawk nuk është risi; Mbrojtja kundërajrore siriane kryesisht është e pajisur me sisteme reaktorë me prejardhje të ish Bashkimit Sovjetik dhe të modifikuara në vazhdimësi në Federatën Ruse. Të destinuara edhe për luftën kundër raketave bredharake, sirianet disponojnë tre sisteme, atë2?12 ?UB (SA-6 emërtimi NATO); 9K37 BUK M-2 (Gadfly SA-11, emërtimi NATO): Pantsir S-1 (SA-22 Greyhound, emertimi NATO). Dy sistemet e para të provuara në Libi Irak dhe Jugosllavi, nuk u treguan imune kundër ekspozimit elektronik të sistemeve të luftës elektronike amerikane dhe për pasoj nuk arritën të pengojnë lundrimin drejt objektivave të raketave bredharake amerikane.

Dilemat më të mëdha, e te cilat si duket e kanë shokuar edhe Moskën, kanë të bëjnë me mosfunksionimin e sistemeve të tyre S-300 PMU-2Faforit, S-400 Triunf, të cilat rusët i kanë dislokuar në Siri. Deri në këtë sulm, këto dy sisteme asnjëherë nuk kanë qenë të provuara në përballje me raketat dhe sistemet e luftës elektronike amerikane. Propaganda ruse këto sistemime i kategorizon si “krenaria e industrisë ushtarake ruse” e aftë për të neutralizuar çdo gjë që lëvizë në hapësirat ruse dhe hapësirat me interes rus.

Këto dy sisteme, sipas testimeve në poligone, janë të afta të godasin çdo objekt që lëvizë në distancë nga 3 deri 200 kilometra dhe në lartësi nga 10 metra (për raketat bredharake) deri në 25 kilometra. Këtë efikasitet të këtyre sistemeve e siguron radari i fortë tredimensional 96L6E, për të cilin thuhet se mund të identifikoi objektiva që lëvizin në ajër me madhësi 0,01 m². Mbi bazë të këtyre karakteristikave të prezantuara nga literatura e prodhuesit dhe e propagandës ruse, shtete anëtare të NATO-së si Greqia dhe Turqia kanë shprehur interesimin që këto sisteme t’i fusin në përdorim të mbrojtjes kundërajrore të tyre. Por mos reagimi në rastin e sulmit të datës 7.04.2017, po komentohet në mënyra të ndryshme. Në vëmendje janë arsyetimet e Moskës zyrtare të cilët ishin të rezervuar në komentet operative duke u orientuar në prononcime politike.

Krejt çka Moska zyrtare komentoj për zhvillimin e operacionit ishte “se vetëm 23 nga 59 raketa amerikane arriti në bazën ajrore siriane” Këto komente u bënë nga përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Gjeneralmajori Igor Konashenkov, i cili më pas u fokusua në prononcimin politik duke e arsyetuar mos reagimin e sistemeve të tyre të dislokuar në Siri me faktin se "Në qoftë se në Siri ishin përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore ruse në përgjigje të sulmit me raketa të SHBA, do të ishte shkaktuar një konflikt bërthamor”.

Ky stil i prononcimit le të kuptoj se pavarësisht njoftimit amerikan se do të sulmohet Siria, sistemet e vëzhgimit dhe lajmërimit ajrorë sirian e rus, nuk interceptuan me kohë lundrimin e raketave bredharake amerikane në drejtim të Sirisë, gjë që bëri të mos mjaftoj koha për tëmarrë masat kundër vepruese. Në rast se rusët do të kishin interceptuar me kohë lansimin e raketave amerikane në drejtim të Sirisë, edhe nëse nuk do të reagonin vet, e para që do të bënin është se do të epnin njoftimi baterive raketetore siriane për drejtimin, lartësinë dhe shpejtësinë e lëvizjes së tyre, gjë e cila do të krijonte parakushte e një mase të mbrojtjes elektronike e cila në masë të madhe do të rriste gjasën kundër veprimit.

Sistemi i vëzhgimit dhe lajmërimit ajrorë rus me të cilin është e pajisur Siria, por edhe radarët mobil që janë pjesë e sistemeve raketore, në kuadër të masave kundër elektronike e kanë mundësinëe ndërrimit të kanaleve të frekuencave të punës më qëllim tëshmangies së pengesave elektronike. Dhe nëse njoftimi do të ishte në kohë të duhur, do të krijohej mundësia e kundërveprimit, dhe nëse do të kundërveprohej, atëherë epilogu do të ishte i përafërt me prononcimin zyrtarë rus “se vetëm 23 nga 59 raketa amerikane arriti në bazën ajrore siriane” që përafërsisht i bie të jetë karakteristika teknike e lëshuar nga prodhuesit i sistemeve raketore. Sikur mos të ishte ndryshe, rusët e kishin rastin ideal për ta poshtëruar teknologjinë ushtarake amerikane pa “shkaktuar një konflikt bërthamor”.

Aq më tepër, rrëzimi i tomahovkave amerikan në tokën siriane me raketa ruse do të rriste prestigjin e supermacisë të teknologjisë ushtarake ruse karshi asaj amerikane e me të cilën Putini po kërcënon perëndimin. Këtë e mundësonte gjendja në terren; kundërvënia do t’i atribuohej sirianëve pasi mundësiaqë sistemet S-300 dhe S-400 të kalojnëformalisht (me letra) nëpronësi tësirianëveështë në çdo kohë Mirëpo, faktet dhe praktika flasin për një luftë efikase elektronike të sistemeve zhurmuese amerikane të cilat arritën të verbojnë dhe ta lenë në terr të gjithë sistemin e vëzhgimit dhe lajmërimit elektronik sirian e rus gjë e cila ju krijoj lundrim të qetë raketave amerikane deri në cak. Ky operacion ngjason me “Kanijoni El Dorado” të cilin amerikanët e realizuan me 15 prill 1986 kundër Libisë.

Edhe atëherë, në sistemet komanduese të mbrojtjes kundërajrore të Libisë ishin oficerët sovjetik. Gjithashtu, Libia ishte në pritje të një sulmi amerikan pasi kishte lansuar raketa në drejtim të aeroplanëve amerikan që operonin në Mesdhe në afërsi të brigjeve të Libisë. Tripoli zyrtarë kishte lajmëruar për rrëzimin e pesëF-14 amerikan gjë të cilën amerikanet e demantuan, por lëshimin e raketave në drejtim të tyre nëujërat ndërkombëtare e konsideruan provokim të rënd. Pritja e një sulmi amerikan ishte konfirmuar me 13 prill edhe nga rrjeti informativ i KGB-së, gjë që bëri të epej alarmi dhe të ngritët gatishmëria luftarake në shkallën e parë.

Mbrojtja kundërajrore libiane mori vesh për sulmin amerikan vetëm pas valës së parë goditëse të orës 03:15 të datës 15 prill, dhe e cila nuk që në gjendje të ndërmarr as gjë. “Kanioni El Dorado” ishte aksioni që shënon fillimin e fundit të supermacisë ushtarake sovjetike me të cilën për pesëdhjetë vite u kërcënua bota e lirë. Ky aksion ishte leksion për klasën politike ruse e cila ishte venitur dhe po shuhej çdo dit. Sulmi në Siri gjithashtu është një aksion që shënon fillimin e një fundi. Rusia do të çlirohet nga diktatura. Koha dhe bota e lirë është në favor të forcave demokratike ruse!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat