Gjermania porosit: Të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi

Aktuale

Gjermania porosit: Të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi

Më: 12 prill 2017 Në ora: 10:07
Sigmar Gabriel

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Sigmar Gabriel ka deklaruar se vendi i tij mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij për Bashkimin Evropian  është e rëndësishme që të dyja proceset ai i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën të zhvillohen paralelisht.

“Është bërë progres në disa fusha, për shembull në fushën e udhëtimit të lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe së fundmi edhe në fushën e telekomit. Por shumë më tepër mbetet për t`u bërë, mbi të gjitha, themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Për këtë arsye, së shpejti duhet të vazhdohet me dialog”, ka thënë Gabriel.

Këtë deklaratë ai e bëri për mediat serbe në prag të vizitës së sotme në Beograd.

Kryediplomati gjerman tha poashtu se vendi i tij  mbështet perspektivën evropiane të Serbisë dhe plani i këtij udhëtimi tashmë është gati.

Shefi i diplomacisë gjermane poashtu deklaroi se janë hapur gjithsej tetë kapituj të negociatave me BE-në, dy nga të cilat  anë mbyllur përkohësisht por vuri në dukje se përparimi drejt BE-së nuk matet aq shumë nga numri i kapitujve të hapur, por nga progresi në fushat kyçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat