Zyrtare: Presidenti Trump nënshkruan pranimin e Malit të Zi në NATO, dyert mbeten të hapura edhe për vendet tjera

Aktuale

Zyrtare: Presidenti Trump nënshkruan pranimin e Malit të Zi në NATO, dyert mbeten të hapura edhe për vendet tjera

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 prill 2017 Në ora: 17:13
Flamuri i Nato-s

Pas votimit në senat, presidenti Donald Trump nënshkruan përfundimisht dokumentin për pranimin e Malit të Zi në NATO. Kjo tregon se përfundimisht Rusia nuk do ketë akses në detin Adriatik.

NATO është “institucioni kryesor për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në kontinentin Europian,” shkruan në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë të martën, pas aprovimit të kërkesës së Malit të Zi. “Dyert mbeten të hapura për shtetet tjera të rajonit.”

Përpara Malit të Zi, në NATO u anëtarësuan Shqipëria dhe Kroacia./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat