Delawie i zhgënjyer që Kuvendi nuk votoi projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale

Aktuale

Delawie i zhgënjyer që Kuvendi nuk votoi projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale

Më: 11 prill 2017 Në ora: 16:56
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar pasi Kuvendi nuk arritit të miratojë ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, ai ka thënë ndihet i zhgënjyer me politikanët në Kosovë që nuk e kanë miratuar këtë projektligj.

“I zhgënjyer me udhëheqësit e Kosovës që nuk grumbulluan votat që të mbyllin boshllëqet të cilat lejojnë që politikanët që shfrytëzojnë lidhjet e tyre për t’i shpëtuar burgut”, ka shkruar Delawie. Ky projektligj ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat