Ismail Kadare: 6 muaj para bombardimit të Serbisë, Zhak Shirak më tregoi se NATO do të sulmonte

Aktuale

Ismail Kadare: 6 muaj para bombardimit të Serbisë, Zhak Shirak më tregoi se NATO do të sulmonte

Më: 10 prill 2017 Në ora: 22:39
Ismail Kadare

(E plotësuar) - Ismail Kadare ishte njoftuar për bombardimin e Serbisë gjashtë muaj para se kjo të ndodhte. Shkrimtari ishte njoftuar nga atëherë Presidenti francez Jacques Chirac.

“6 muaj para se të ndodhte kjo kam pasur korrespondencë me Presidentin e Francës Jacques Chirac dhe në një nga letrat e tij në shtator të 1998 më shkruante se: z/Kadare, Franca është e vendosur ta ndihmoj çështjen e popullit shqiptarë në Kosovë. Nëse do të vazhdojë shtypja e kësaj etnie Franca do të ndërmarrë iniciativë atje ku duhet dhe do të kërkojë ndërhyrje me armë ”, tregoi ai.

Thotë se me këtë u nderua populli shqiptarë dhe vet ai.

“Ishte nderim që më bëri mua Presidenti francez. Nderim që i bëri popullit shqiptarë. nxori një sekret të madh sepse ky është një sekret shumë i madh. Të dish gjashtë muaj përpara se çdo të bëj Europa, do të përdori armët në qoftë se serbët nuk tërhiqen është tamam sekret shtetëror i klasit të parë”, theksoi Kadare.

Kadare: Goditjet që ia bëjmë Skënderbeut janë turpi i kombit tonë

Ismail Kadare thotë se goditjet që po bëhen Gjergj Kastriotit - Skënderbeut janë turpi i kombit shqiptarë. Thotë se mohimi i Skënderbeut është mohim i rrënjëve të Europës.

“Duke mohuar Skenderbënë, pra praktikisht mohohen rrënjët e Europës. Liri shqiptare pa Europën s’mund të ketë, është një gjë anormale prandaj historia jonë është histori shqiptaro-europiane, liria jonë është e tillë, e ardhmja është e tillë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, tha Kadare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat