Ramush Haradinaj nga Franca: Nëse do të jem kryeministër i Kosovës, ky është premtimi im për Preshevën

Aktuale

Ramush Haradinaj nga Franca: Nëse do të jem kryeministër i Kosovës, ky është premtimi im për Preshevën

Më: 10 prill 2017 Në ora: 20:09
Ramush Haradinaj në Francë

Ish-kryeministri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës z. Ramush Haradinaj edhe pse i izoluar nga qarqet franko-serbe ai nuk ka harruar shqiptarët jashtë shtetit amë të Kosovës. Haradinaj në një intervistë për “Presheva Jonë” ka folur pos situatës në Kosovë edhe atë në Kosovën Lindore, sipas të cilit “çdo pëllëmbë të atyre viseve shqiptare i njoh besa edhe i kam ecur në çizme”.

Haradinaj fillimisht duke folur edhe për situatën në Luginën e Preshevës ka thënë se situata atje është mjaft e rënduar dhe e padurueshme, çka komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejuar të luaj Serbia me një popull të tërë në Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë sikur dje me Kosovën.

“Nëse ka mbet dikush që e vuan direkt mesjetën e Ballkanit, janë shqiptarët në Preshevë, urrejtja taman e tipit mesjetarë që ka buru prej Beogradit vazhdon me u shfry mbi shqiptarët e Preshevës. Nese Serbia ka ndërmend te jete anetare e BE-së,  Beogradi duhet te heq dore nga politikat diskriminuese, sepse rruga e saj për ne Bruksel kalon përmes Preshevës. Veç kësaj ky diskriminim sistematik, duhet të vret në ndërgjegjen e gjithë shqiptarëve kudo që janë, por edhe të gjithë tjerëve si Brukselit e Uashingtonit. Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë një shtypje e diskriminim i vazhdueshëm i shqiptarëve atje që bëhet në mënyrë diskriminuese, çka më brengos më shumë është mungesa e një plani serioz nga Prishtina e Tirana për Luginën. Mos të harrojmë një fakt se shqiptarët në Preshevë janë autokton, janë në trojet e veta, në të drejtën e vetë dhe është e pakuptim një qasje kaq e pakuptimtë e shqiptarëve. Shqiptaret e Krahinës së Preshevës e meritojnë të kenë një status me te favorshëm se sa serbet ne Kosovë, meqë janë autokton dhe me të diskriminuar!. Prandaj, Prishtina zyrtare duhet me pas një projekt e ekipë serioze e cila i qaset shqiptarëve, bashkombasve tanë në Preshevë, këtë duhet ta bëjë edhe Tirana gjithashtu…” ka thëne z.Haradinaj.

“Besoj se gjerat ne terren, pra edhe ne Krahinën e Preshevës do te ndryshojnë dhe keto ndryshme nuk mund te ndodhshin me qeverinë aktuale te këtij koalicioni te brishte. Natyrisht se efekti i koalicionit te ardhshëm te qeverisjes se Kosovës që do ti marrë frerët e shtetit të Republikës së Kosovës ne rruge te mbare te funksionimit te një shteti juridik, te një vendi pa korrupsion dhe te integruar ne instancat proveropiane dhe Euroatlantike, gjë kjo e cila padyshim do te reflektohet pozitivisht edhe në Luginën e Preshevës. Me një fjalë, me qeverinë e ardhshme te Kosovës te dalur nga opozita aktuale, Krahina e Preshevës do te trajtohet me ndryshe jo sikur deri me tani..”.

Ne këtë bisede për Presheva jonë,  z.Haradinaj ka folur edhe për mediat dhe lirinë e shtypit.  “Gazetaret ne Kosove ne te ardhmen nuk do te jene argat te patronëve dhe bosëve të tyre politik apo argat dreqit, por të popullit do te veprojnë lirshëm, pa diktate dhe mediat do te jene partnere ne luftën kundër korrupsionit dhe luftës se krimit te organizuar për te përmirësuar imazhin jo vetëm te Kosovës, por edhe te gazetarisë kosovare..”

Gjatë kohës së qeverisjes së z.Haradinaj ka pasur një plan seriozë për trajtimin e shqiptarëve atje. Në vazhdim ish-kryeministri i Kosovës z.Haradinaj është përgjigjur se “E ndjej përgjegjësinë që Prishtina zyrtare për Krahinën e Preshevës duhet të bëjmë shume më shumë ve vepra se sa që flasim, tani po ndodhin shume premtime të cilat kanë dalë edhe qesharake, sikur ishin fondi i Prishtinës e Tiranës me nga 50 mijë euro. Nëse e shihni krahasimin sa milion shpenzon qeveria e Serbisë për 80 mij serbë që supozohet se janë në Kosovë pastaj krahasoni me ato që Prishtina e Tirana shpenzojnë për vëllezërit tanë në Presheve dalin askund. Nëse dojmë që seriozisht ti qasemi bashkatdhetarëve tanë, jo nga 50 mij, por edhe nga 5 milion me i nda në vit dy qeveritë kredibiliteti ynë dhe përgjegjësia jonë nuk lahet. Prandaj unë ju siguroj se në ditën e parë të përgjegjësisë në institucionet e Kosovës do ta ndaloj atë taksqë sot është për mërgimtarët, pasi që për Preshevën tashmë është hequr. Në shenjë kërkim faljë për bashkëqytetarët, bashkombasit që vijnë në Kosovë, do të fus një funksion për një kohë të caktuar një kupon të vlerës rrethë 20 euro dhe në shenjë urimi e mirëseardhjeje kur shqiptari hyn në shpi të vetë, në vend të kësaj takse që i merret si sigurim automjeti duhet më ju dhënë atë kupton gjithkujt që vjen në Kosovë, jo në çdo ardhje por psh në afat kohor 1 apo 2 herë në vit si mirëseardhje, pasi që janë ata që mbajnë gjalle jetën tonë.

Se cili është mesazhi Haradinajt për liderët e Luginës së Preshevës dhe a mendon ta vizitoj ndonjëherë Preshevën ? Për fund z.Haradinaj ka shtuar se “Porosia ime është që së pari ata të besojnë në veti në popullin e Preshevës e të Luginës në përgjithësi, të rrinë afër popullit të rrin në interesat e popullit. Të mos bëhen shkaktarë të fatkeqësive të njëri tjetrit, ata e kanë një fatkeqësi të madhe, jetojnë në një situatë të randë, sa më të afërt e të sinqertë me njëri tjetrin e qytetarët mund ta kenë më të lehtë, mos të bien pre e mashtrimeve politike që ua bëjnë herë Prishtina e herë Tirana, por të dinë me vlerësua ku qëndron dobia dhe e vërteta e marrëdhënieve të shqiptarëve. Nëse vijmë ne krye te qeverisë ju garantoj se vizitën time te pare jashtë vendit do ta nisi me Preshevën. Unë e njoh atë anë, e kam vizituar dhe ecur ne çizme në kohërat e mëparshme. Një gjë është e vërtet, do të jem me popullin e shqiptarët atje si një vëlla i tyre. Do të jem si një vëlla i tyre..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat