Mustafa: Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese

Aktuale

Mustafa: Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese

Më: 9 prill 2017 Në ora: 20:55
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo ishte një javë mjaftë e suksesshme.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka përmendur sukseset që ka shënuar Kosova këtë javë.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të dashur miq,

Po e përmbyllim një javë me mjaft suksese.

Xhudistet tona Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha dhe Loriana Kuka i sollën vendit 4 Medalje në Xhudo (2 të Arta dhe 2 të Bronzta).

Morëm vlerësime maksimale për zhvillimin ekonomik nga Banka Botërore dhe u konfirmua progresi jonë në luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë e gjyqësorit nga Freedom House.

Sot nderuam edhe Betejën e lavdishme të Koshares dhe heronjtë tanë, që së bashku me NATO-n, na e bënë të mundur këtë ditë.

Kosova po ecën fuqishëm përpara dhe ky progres nuk duhet t'i pengojë askujt, së paku jo atyre që e duan këtë vend më shumë se pozitat e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat