Vuçiq: Të lihen anash kërcënimet, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdoj

Aktuale

Vuçiq: Të lihen anash kërcënimet, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdoj

Më: 9 prill 2017 Në ora: 18:58
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.

Ai ka komentuar ‘kërcënimet’ nga ana e shqiptarëve dhe tha se për shkak të kësaj duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Vuçiq theksoi se është e rëndësishme të largohen tensionet dhe të mos ketë provokime të reja, fjalë të tilla se do dëbohen njerëzit nga shtëpitë e tyre.

“Është e rëndësishme të shmangen incidentet. Ky është një propozim për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë. Është e lehtë të iu përgjigjesh fyerjeve dhe kërcënimeve, por më e rëndësishme është të bëhet diçka për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat