Ramush Haradinaj: Nuk pritet gjë e mirë prej Serbisë

Aktuale

Ramush Haradinaj: Nuk pritet gjë e mirë prej Serbisë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 01:08
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendimi i drejtësisë franceze do të jetë refuzimi i kërkesave të palës serbe, për çka nuk beson se do të ekstradohet në Serbi.

Ai mendon se drejtësia franceze është ndikuar nga Serbia, pasi as Gjermania, as Anglia e asnjë shtet tjetër nuk i njeh fletarrestet e Serbisë, por vetëm vendimin e Tribunalit të Hagës.

Haradinaj ndër të tjera tha se nuk pret gjë të mirë prej Serbisë, duke shtuar se Beogradi zyrtar nuk ka kurrfarë vlere për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat