Kandiq: Brezat e rinj duhet të din se çka ka ndodhur në Kosovë

Aktuale

Kandiq: Brezat e rinj duhet të din se çka ka ndodhur në Kosovë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 22:58
Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”

Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”, ka theksuar se duhet të dihet se çka ka ndodhur në Kosovë. “Pa ditur se çfarë ka ndodhur është shumë e vështirë të mendohet një e ardhme më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë sepse brezat e rinj do ta bëjnë këtë pyetje.

Për Masakrën e Reçakut e cila ishte vlerësuar si ngjarja që ndryshoi qasjen karshi zhvillimeve në Kosovë, Natasha Kandiq, ka theksuar në Reçak kishte ndodhur një krim i madh.

“Hetuesit tanë e kanë hetuar rastin dhe ishte rast shumë i vështirë për t’u hetuar. Hetuesit e Hagës nuk e çuan rastin në gjykim, dhe ka mbetur rast pa ndonjë zgjidhje apo përfundim ligjor.

Nuk është vënë drejtësia në vend, nuk ka shumë fakte për rastin, njësoj si edhe për rastet e tjera. Por rasti i Reçakut është i njohur për publikun për shumë të vrarë dhe populli i Kosovës shfrytëzonin rrugët malore për të shkuar në varrimin e tyre”, ka theksuar Kandiq.

Brezat e rinj duhet të din se çka ka ndodhur në Kosovë

Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”, ka theksuar se duhet të dihet se çka ka ndodhur në Kosovë. “Pa ditur se çfarë ka ndodhur është shumë e vështirë të mendohet një e ardhme më e mirë mes Kosovës dhe Serbisë sepse brezat e rinj do ta bëjnë këtë pyetje.

Është e rëndësishme që të shpresohet që qytetarët nga Serbia të kenë politikanë të cilët e kuptojnë se është obligim i tyre që ta plotësojnë të drejtën e familjes dhe të shoqërisë për ta ditur se çka ka ndodhur në të kaluarën”, ka theksuar Kandiq.

Kandiq, ka bërë me dije se ka raste kur Fondi ka kërkuar dokumente nga autoritetet serbe, si policia ose armata, por sipas saj ata refuzojnë duke thënë se nuk është në interes të forcave serbe të japë dokumente të cilat tregojnë se sovraniteti serb do të rrezikohet.

“Është e rëndësishme që në mungesë të dokumenteve, të paktën të identifikohen kryerësit e krimeve dhe komandantët e tyre sepse askush nuk ka shkuar në Kosovë si vrasës i lirë, për të vrarë pa ndonjë leje për të”, ka theksuar ajo.

Kandiq: Dënimeve i krimeve nuk është prioritet për Serbinë

Natasha Kandiq, ka theksuar se ndëshkimi për krimet e kryera nga policia e ushtria nuk është prioritet për Serbinë .”Është shumë e vështirë të kuptohet si të arrihet demokracia e sundimi i ligjit nëse Serbia dhe institucionet nuk janë të gatshme të gjykojnë qytetarët e Serbisë të cilët i kanë kryer këto krime”, ka theksuar ajo.

Kandiq: Forcat serbe, kishin cak popullatën e paarmatosur

Natasha Kandiq, nga “Fondi për të Drejtën Humanitare”, ka folur për Masakrën e Likoshanit, që është masakra e parë e forcave serbe kundrejt popullatës civile shqiptare.

Vrasja e 24 civilëve në këtë fshat të Drenicës, për Kandiq është dëshmi se forcat serbe nuk po luftonin kundër një Ushtrie në Kosovë, por se cak i tyre ishte popullata e paarmatosur. “Ligjet ndërkombëtare dhe ato të shteteve i obligojnë palët në konflikt që të mbrojnë civilët, por përfundimi është se ata nuk ishin mbrojtur, ata ishin vrarë si civilë.

Drejtësia nuk është vënë në vend për ta, nuk është ndriçuar se çfarë ka ndodhur, nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare se çfarë u ka ndodhur dhe mendoj se krimet në Kosovë filluan si krime kundër civilëve dhe kjo ngjau gjatë gjithë luftës kur policia dhe ushtria kishin në cak civilët.

Ata nuk luftonin kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse vetëm gjatë bombardimeve të NATO-s, më shumë se shtatë mijë civilë janë vrarë. Është tregues i qartë se për forcat serbe, të ishe shqiptar ishte baras me të qenit armik i ushtarëve, i Serbisë. Pa asnjë arsye të vetme u vranë shtatë mijë civilë sepse ata shiheshin si armiq”, ka theksuar Kandiq.

Këto deklarata, Kandiq i ka dhënë në emisionin “Udhëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat