Gashi: Ata që negociojnë me Serbinë, nuk mund ta padisin atë

Aktuale

Gashi: Ata që negociojnë me Serbinë, nuk mund ta padisin atë

Nga: H.O. Më: 7 prill 2017 Në ora: 16:48
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kosova ka të drejtë të padis Serbinë për krime luftë në Gjykatën Ndërkomvëtare të Hagës. Sipas tij, Kosovës i është pranuar legjitimiteti i pavarësisë nga kjo gjykatë.

“Kosova ka të drejtë që ta padis Serbinë për gjenocid. Për ta akuzuar Serbinë në gjykatën ndërkombëtare në Hagë nuk është e nevojshme që Kosova të jetë e pranuar si shtet nga OKB.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës/ Shteti i Kosovës ka qenë objekt shqyrtimi në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kur Serbia parashtroi pytjen në këtë Gjykatë duke kërkuar shpjegim juridik mbi legjitimitetin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pra Kosovës i është pranuar legjitimiteti nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare që të jetë objekt shqyritimi edhe pse Kosova nuk është pjesë e OKB-së”, thekson ai.

Gashi ka theksuar se nuk i është hudhur padia Serbisë me arsyetimin se Kosova nuk qenka pranu nga OKB.

“Të njëjtat parime do të vlejnë edhe në rast se Kosova padit Serbinë për Gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë. Pra, Kosova ka të drejtë të padisë Serbinë për Gjenocidin e kryer ndaj popullatës Shqipetare në Kosovë në vitin 1998-1999 në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë edhe pse nuk është anëtare e OKB'-së”, thotë ai.

Sipas avokatit Gashi arsyeja pse deri tani nuk është paraqit një padi e tillë është se nuk ka pas vullnet politik nga udhëheqësit e Shtetit të Kosovës që të padisin Serbinë për gjenocid.

“Përkundrazi ata janë ulur në negociata me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës duke ia dhënë një legjitimitet të pa kuptushëm që Serbia ende të vendos për çështje të brendshme të Kosovës. Si mund të paditet dikush me të cilin negocion”, thekson Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat