Veseli përshëndet sulmet ajrore në Siri

Aktuale

Veseli përshëndet sulmet ajrore në Siri

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:04
Kryeparlamentari Kadri Veseli

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka përshëndetur sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri.

Ai në emisionin e mëngjesit  deklaroi se sulmi i SHBA-së në Siri na “kujton vlerat që ka ky vend për njerëzimin”.

Sipas tij, vendimi i presidentit amerikan Donald Trump është tipik i një lideri që dëshmon se SHBA janë në mbrojtje të gjitha vendeve ku diktatorët dhunojnë vlerat dhe cenojnë të drejtat elementare të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat