Haradinaj në Colmar: Le ta shtyjnë sa të duan vendimin, edhe Franca një ditë do të lodhet me gënjeshtrat e Serbisë

Aktuale

Haradinaj në Colmar: Le ta shtyjnë sa të duan vendimin, edhe Franca një ditë do të lodhet me gënjeshtrat e Serbisë

Më: 6 prill 2017 Në ora: 20:29
Ramush Haradinaj në gjykatën franceze

Gjykata në Colmar të Francës as sot nuk ka marrë vendim për çështjen e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke shtyrë seancën për në datën 27 prill. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij,  theksoi se drejtësia franceze po i beson propagandës serbe.

Haradinaj u deklarua pas fjalës së palës mbrojtëse, duke thënë se po besohet në propagandën serbe të cilët kanë bërë krime në Kosovë.

Seanca e ardhshme e katërta me radhë, për Haradinajn do të mbahet më 27 prill në ora 9. Lajmin e ka bere të ditur për “Presheva jonë” Sandra Di Roza, zv.prokurore dhe zëdhënëse e Tribunalit të Apelit në Colmar të Francës.

 “Kanë bërë krime në Kosovë dhe m’i kanë fabrikuar mua. Vetë ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviç ka qenë kriminel. Ata kanë bërë vrasje, kanë kryer krime në Kosovë e po më akuzojnë mua. Le ta shtyjnë sa të duan vendimin. Edhe Franca një ditë do të lodhet me gënjeshtrat e Serbisë”, ka thënë Haradinaj, duke dalur nga seanca e sotme.

Image
Ramush Haradinaj, France

Në seancën e sotme për Haradinajt, derisa merrte pjesë një zyrtar serb, nga Kosova nuk ishte askush?!

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë-arrest të Serbisë të vitit 2004.

Në dalje nga salla e Gjykatës së Apelit, Haradinaj ka deklaruar se “si ju kam thënë pra dy ditësh, po sot çfarë u vendos është ditur pak a shumë. Ky proces është politik i montuar nga Serbia që po ndihmohet nga disa vende të saj aleate evropiane. Këtë e dëshmon edhe mbajtja ime e stërgjatur në Francë qe gati katër muaj. Unë dhe shteti im nuk e njohim juridiksionin e Serbisë dhe e vërteta për të është konfirmuar në vitin 2012.”

“Deri më 27 prill po presim edhe pak. Jemi të drejtë dhe e drejta do të fitojë. Është pritur që nuk do të merret vendimi sot. Po presim edhe tri javë. Është konfirmuar sa i pastër jam më 29 nëntor 2012 është konfirmuar e vërteta, juridiksionin e Serbisë nuk e njoh. Përgjigjen saherë që e kërkojnë, do ta kenë”, ka thënë Haradinaj.

Ai në fund ka përshëndetur të gjthë shqiptarët që vizituan dhe protestuan për lirinë  e komandantin, ish-kryeministrit  të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat