Kadaj-Bujupi e quan absurde mbylljen për media të Komisionit për MSA-në

Aktuale

Kadaj-Bujupi e quan absurde mbylljen për media të Komisionit për MSA-në

Më: 5 prill 2017 Në ora: 21:44
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që mbyllja e Komisionit për MSA-në që është mbyllur për media ka qenë një vendim arbitrar i Xhavit Halitit.

“Realisht bëhet fjalë për Komisionet Parlamentare, rregullorja e parashesh se duhet të jenë të hapura përpos nëse diskutohet për siguri nacionale ose të ndonjë kontrate komerciale. Ne jemi komision për MSA-në, sidomos kur raportojnë ministrat është absurde me u mbyll Komisioni”, tha Kadaj-Bujupi, duke potencuar se “ky ishte vendim arbitrar i Halitit”.

Kadaj-Bujupi në emisionin Zona B ka theksuar se ka mungesë të vullnetit në Parlament për t’u ballafaquar me temat e ndryshme pasi mungojnë ministrat.

“Jemi ne një fazë, që edhe në Parlament ka mungesë të vullnetit për tu ballafaquar me çfarëdo teme, mungojnë ministrat, mungon kryeministri kur e thërrasim në interpelancë. Jemi në një moment kur pothuajse asgjë nuk po funksionin, edhe Veseli ka filluar me këtë turin dhe janë disa seanca ku ai fare nuk merr pjesë, madje një koalicion që ka më shumë se 80 vota nuk mund të kalojë as Ligjet me shumicë të thjeshtë”, tha ajo.

“Komisionet duhet të jenë të hapura për publikun, mediat marrin pamje. Temat kanë qenë rutinore, me punë të përditshme, është shkelur Rregullorja dhe nuk mbahet Komisionit i mbyllur kur raporton Ministrit sepse kështu po mohohet e drejta e publikut”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat