Koci: Pushteti millosheviqian ka kryer gjenocid, Kosova do t'a padis Serbinë

Aktuale

Koci: Pushteti millosheviqian ka kryer gjenocid, Kosova do t'a padis Serbinë

Nga: A.Zh Më: 5 prill 2017 Në ora: 18:25
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Kosova do ta gjejë formën juridike për ta paditur Serbinë.

Koci, në një postim në Facebook, ka shkruar se faktin që pushteti millosheviqian ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk mund ta fshehë Da?iqi dhe kamarilla e tij.

Ai ka thënë se askush nuk mund ta ndalë procesin e anëtarisimit të Kosovës në OKB, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

 Formën juridike për ta paditur Serbinë për gjenocid ndaj Kosovës, do ta gjejmë.

Koha po punon për ne.

Përndryshe, askush nuk mund ta ndal procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Faktin që pushteti millosheviqian ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk mund ta fshehë Da?iqi dhe kamarilla e tij.

Dhe mu gjenocidi ndaj neve, është arsyeja pse Nato e ka bombarduar Serbinë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat