Zyrtarët të PDK-së kanë filluar të ‘armatosen’ me armë të gjata, ende pa shkuar në Kuvend Ligji për transormimin e FSK-së.
Ata si duket nuk po e presin as presidentin Hashim Thaçi që t’i bind deputetët serbë për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social ‘Facebook’, sekretari i përgjithshëm i degës së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli, i armatosur deri ‘në dhëmbë’, bashkë me bashkëpartiakun e tij edhe nga qyteti i Gjakovës, Bekim Jupa, ka shkruar se janë të gatshëm për transformim.
Megjithatë, këto veprime ‘konkrete’ këta zyrtarë të PDK-së nuk po i bëjnë në kazermat e FSK-së, por në një ‘fushëbetejë’ në Paintball.