O'Connell kundërshton ashpër shkurtimin e dënimeve për kriminelët

Aktuale

O'Connell kundërshton ashpër shkurtimin e dënimeve për kriminelët

Më: 30 mars 2017 Në ora: 16:25
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka kundërshtuar ashpër shkurtimin e dënimëve për kriminelët.

Ai shprehet i shqetësuar nga amandamenti i cili siç thotë ai, mometalisht është duke u shqyrtuar në Kuvend për të reduktuar dënimet për krime me një të tretën.

Kjo, sipas tij, është si një përpjekje nga ana e disa deputetëve për të liruar të burgosurit e fuqishëm politikisht si dhe shumë kriminelë tjerë të rëndë.

Postimi i plotë i ambasadorit:

Gjatë dy javëve të fundit, unë kam pasur një sërë takimesh zyrtare dhe private, lidhur me sundimin e ligjit në Kosovë.

Një reformë dhe përmirësim urgjent janë të domosdoshme. Përpjekjet e ministres së Drejtësisë lidhur me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale janë një reformë e rëndësishme dhe do të ishte një hap përpara; politikanët nuk do të mund të vendosnin më vetë, për të liruar kriminelët e dënuar.

Por, unë jam thellësisht i shqetësuar nga amendamenti, i cili mometalisht është duke u shqyrtuar në Kuvend për të reduktuar dënimet për krime me një të tretën.

Kjo duket si një përpjekje nga ana e disa deputetëve për të liruar të burgosurit e fuqishëm politikisht si dhe shumë kriminelë tjerë të rëndë. Kjo do të dëmtonte thellë sundimin e ligjit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat