Malazezët shpresojnë se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti

Aktuale

Malazezët shpresojnë se Demarkacioni do të ratifikohet së shpejti

Më: 30 mars 2017 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka thënë se shpreson se shumë shpejt Kuvendi i Kosovës do të marrë vendimin për ratifikimim e marrëveshjes për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këtë gjë ai e ka thënë në një debat të organizuar në Prishtinë lidhur me anëtarësimit e Malit të Zi në NATO.

Nga ana e tij Aleksandër Dedoviq nga një qendër studimore në Mal të Zi ka sqaruar se 53% e banorëve të Malit të Zi e përkrahin anëtarësimin e atij shteti në Aleancën Veriatlantike.

Ndërsa drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci ka sqaruar se me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO ky shtet ua vë drynin kufijve të tij në aspektin e mosndryshimit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat