Die Welt: Rusia armatos Serbinë me një qëllim të vetëm

Aktuale

Die Welt: Rusia armatos Serbinë me një qëllim të vetëm

Nga: Fitim Dika Më: 29 mars 2017 Në ora: 19:08

Serbia kërkon anëtarësim në BE, por ajo pranon ndihma të mëdha ushtarake nga Rusia - pa paguar për ata. Me këtë marrëveshja Kremlini kërkon të arrijë një qëllim, shkruan fillimisht konservatorja gjermane Die Welt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar kërkesën e dërgimit të dhjetrave aeroplanëve dhe tankeve drejt Serbisë. Siç është mësuar nga ministri serb i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic, pa pagesë Serbia do marrë nga Rusia 29 aeroplanr MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara tip BRDM-2, përcjell botasot.info.

Transferimi i mjeteve ushtarak pritet të ndodhë së shpejti. Sipas ekspertëve kjo nuk do kalojë pa pagesë, pasi për modernizimin e ushtrisë serbe llogariten deri 200 milion euro shpenzime.

Serbia edhe pse kërkon anëtarësim në BE, mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Kjo e fundit në anën tjetër kërkon me ngulm mos anëtarësimin e shteteve tjera ballkanike në NATO./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat