Edhe Elmi Reçica e takon diplomatin e lartë amerikan

Aktuale

Edhe Elmi Reçica e takon diplomatin e lartë amerikan

Më: 29 mars 2017 Në ora: 14:16
Deputeti i PDK-së në Kuvend të Kosovës, Elmi Reçica, ne takim me zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

Edhe deputeti i PDK-së në Kuvend të Kosovës, Elmi Reçica, ka njoftuar se është takuar me zëvendës ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, u takua edhe me presidentin Hashim Thaçi, por edhe me pjesëtarët e partisë Lista Srpska.

Reçica përmes një postimi në Facebook ka treguar se me diplomatin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për mbështjetjen e SHBA’së për Kosovën në fusha të ndryshme që janë në funksion të procesit të integrimeve euro-atlantike dhe “për raportet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat janë të një niveli të marrëdhënieve speciale me miqësi të përjetshme ndërmjet shteteve tona”, ka shkruar Reçica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat