Zhbllokohen rrugët magjistrale pas protestave kundër fushatës zgjedhore të Serbisë

Aktuale

Zhbllokohen rrugët magjistrale pas protestave kundër fushatës zgjedhore të Serbisë

Më: 29 mars 2017 Në ora: 09:22
Protesta kundër delegacionit serb

(E plotësuar) - Shumë rrugë magjistrale në Kosovë, sot ishin bllokuar nga dhjetëra protestues, të cilët po kundërshtonin fushatën zgjedhore të Serbisë në Kosovë.

Megjithatë, këto rrugë raportohet se janë zhbllokuar, pasi që protestuesit kishin kuptuar se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte anuluar vizitën e paralajmëruar.

“Shumica e rrugëve të bllokuara, tashmë janë liruar”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë Baki Kalani.

Qytetarët që kishin dalë në rrugë, për të bllokuar qarkullimin e makinave, bartnin në duar parulla me porositë: “Na leni të qetë në vendin tonë”, Kosova është e të gjithëve” e të tjera.

Bllokohet Mitrovica e Vushtrria, shqiptarët nuk i lënë serbët të takohen me delegacionin serb

Rruga që vije nga Prishtina për në komunat veriore të Kosovës, është e bllokuar. Banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën magjistrale për të ndalur serbët të takohen me delegacionin serb, i cili vije për fushatë zgjedhore.

Këtë e bëjnë të ditur burime të medias në Mitrovicë. Ata thonë se rruga është bllokuar në hyrje të Vushtrrisë dhe në hyrje të Mitrovicës.

Qytetarët kanë dalur në rrugën kryesore në Vushtrri (tek Banjska Trans) e gjithashtu në hyrje të Mitrovicës në vendin e njohur ‘tek varrezat e Serbëve’, ku ndodhet edhe rruga që të dërgon në Leposavic.

‘Vucic na le rehat’, janë parullat që kundërshtojnë ardhjen e Vucic’it.

Banorët e Rahovecit bllokojnë fshatin e banuar me serb: Mos bëni fushtatë këtu në Kosovë

Banorët e Rahovecit kanë bllokuar sërish hyrje-daljen në Hoçë të Madhe sot nga ora 7:30. 

Bllokada këtë herë është bërë kundër fushatës zgjedhore që mbahet sot në Leposaviq. Një autobus i organizuar pritej të nisej nga Hoça për në Leposaviq për të marr pjesë në fushatë, kurse banorët e kanë bllokuar sërish hyrjen. Meida mëson se është ndaluar të kalojë vetëm autobusi, kurse banorët tjerë qarkullojnë lirshëm.

Media poashtu mëson se policia dhe banorët serb kanë kërkuar lirimin e rrugës për autobusin, por banorët po refuzojnë një gjë të tillë dhe protesta po vazhdon edhe në këto momente.

Image

Bllokohet magjistralja Prishtinë-Gjilan

Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, respektivisht vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në vendin tonë.

Ndonëse ishte paraparë që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nrsyshe, kryeministri Vuçiq deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.

Por pavarësisht vendimit të kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq që të mos vie sot në Kosovë, tubimi në kuadër të fushatës për president të Serbisë do të mbahet në Leposaviq dhe në vend të kryeministrit aktual serb do të vjen drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq.

Siç bën të ditur Bordi Komunal i Partisë Përparimtare Serbe në Leposaviq, në tubim do të flasë Gjuriq dhe dy ish ministrat, që njëherit janë anëtarë të kryesisë së SNS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat