Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje, e akuza të rënda: Ka njerëz që deri dje nënës i kanë thënë “majka” e babës “tata”

Aktuale

Aktivisti i Vetëvendosjes jep dorëheqje, e akuza të rënda: Ka njerëz që deri dje nënës i kanë thënë “majka” e babës “tata”

Nga: P.R Më: 28 mars 2017 Në ora: 20:18
Fisnik Mulaj

Fisnik Mulaj, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, ka njoftuar largimin e tij nga Vetëvendosje dhe ka drejtuar kritika të rënda ndaj drejtueseve të zyrës së VV-së në Pejë.

Mulaj ka thënë se në  këtë Zyre ka njerëz që deri dje nënës i kane thënë “majka” e babës “tata”

Ja teksti i plotë i dorëheqjes se Fisnik Mulajt.

Une Fisnik Mulaj ish aktivist i Vetevendosjes dhe antar i grupit punus ne pej nga dje kam jep dorheqje nga gjitha pozitat ne Vetevendosje pasi nje kohe aktivitet ne vete vendosje e pash se ne zyren e pejese ka shume pa rregullsi pash se aty luftohet per karrika e jo per qytetarin pash se aty nuk rrespektohet aktivisti pore rrespektohet ai qe esht pasive nuk rrespektohet vlera pore rrespektohet mos vlera deri sa ne qendren e pejes kohe me par esht udhehequre per merekulli sod udheheqet nga nje klan i kapure dhe i dasha keqes per vetevendosje kemi raguar deri ne istancat me te larta te lvv pore koha nuk tregoje as gje mua dhe shume aktivista nuk na mbeti gje tjeter preveq dorheqje pasi aty nuk ka rrespektim te drejtave te njeriut dhe ka shume njerz “patrijot “qe deri ne profundim te luftes baben e kan thirr tata e nene e kan thirr majko dhe tash thirren ne atdhe dashuri dhe patrijote e jo une me ata nuk muj me bisedu dhe me veperu me ta kjo osht e gjith arsyja ime pse nuk dashta me vazhdu rrugen me keta njerz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat