Kushtet e vendosura nga Qeveria, Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

Aktuale

Kushtet e vendosura nga Qeveria, Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

Më: 28 mars 2017 Në ora: 18:54
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën se nuk do të udhëtojë nesër për vizitë në Kosovë, pasi sipas tij nuk dëshiron t’i pranojë nënçmimet e Kosovës zyrtare.

Anulimin e vizitës së paraparë për të mërkurën në Leposaviq, kryeministri serb thotë ta ketë bërë, për shkak se nuk pranon kushtëzimet që ia ka bërë Qeveria e Kosovës.

“Nuk do të shkoj në Kosovë. Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë, as ‘cirku’ që po bën Prishtina”, ka thënë Vuçiq, pë televizionin shtetëror serb “RTS”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, në lidhje me vizitën e kryeministrit serb në Kosovë, ka marrë vendim për ta lejuar këtë vizitë, për vetëm tri orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat