Vuçiq nuk është në dijeni se Qeveria e Kosovës ia ka kushtëzuar vizitën

Aktuale

Vuçiq nuk është në dijeni se Qeveria e Kosovës ia ka kushtëzuar vizitën

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:16
Kandidati presidencial, Aleksandar Vuçiq

Kandidati presidencial, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është informuar zyrtarisht rreth vizitës së tij në Kosovë.

I pyetur nëse autoritetet kosovare kanë kushtëzuar vizitën ne tij më 29 mars në Leposaviq, ai ka thënë se nuk është në dijeni.

“Do të më ndalojnë ose jo, kjo është punë e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se në qoftë se negociatat me Prishtinën janë transferuar në nivel presidencial ‘ata do të veprojnë njëjtë’ si më parë.

Mirëpo Vuçiq beson se problemi më i madh i është themelimi i Gjykatës Speciale për krime luftë.

“Kam frikë se kjo është shumë më e rrezikshme për ne serbët se sa për shqiptarët që duhet të jenë objektiv i ndjekjeve penale. Shqiptarët janë të gatshëm për çdo gjë në mënyrë që ta ndalojnë”, ka thënë kryeministri serb.

Më parë u raportua se për vizitën e Vuçiq, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar që të mos jenë prezent dy ministrat e Qeverisë në Serbi, Nebojsha Stefanoviq dhe Zoran Gjorgjeviq, të cilëve më parë iu kishte ndaluar të hyjnë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat