Serbia ia dërgoi përgjigjet Gjykatës franceze për Haradinajn

Aktuale

Serbia ia dërgoi përgjigjet Gjykatës franceze për Haradinajn

Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:57
Ramush Haradinaj

Sot Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar përgjigje për pyetjet nga gjykata në qytetin francez të Colmarit, e cila vendos për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka thënë për mediat serbe një zyrtar i kësaj ministrie.

Përgjigjet në pyetje i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për “krime lufte në Kosovë”.

Vendimi për Haradinajn merret me 6 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat