Mustafa: NATO na u gjend pranë në momentet më të vështira

Aktuale

Mustafa: NATO na u gjend pranë në momentet më të vështira

Nga: A.M. Më: 24 mars 2017 Në ora: 09:47
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kujtuar nisjen e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Mustafa i ka shprehur mirënjohje përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira.

Ja postimi i plotë i Kryeministrit Mustafa:

Sulmet e NATO-s nga ajri, të nisura 18 vjet më parë, dhe lufta heroike çlirimtare në tërë territorin e Kosovës, sollën lirinë që ne e gëzojmë sot.
Nisja e kampanjës ajrore të Aleancës Veriatlantike më 24 mars 1999, është ditë historike për Kosovën, për NATO-n por edhe për konceptin modern të lirisë dhe domosdoshmërisë së mbrojtjes së saj nga regjimet kriminale.
Këto sulme, përshpejtuan çlirimin e Kosovës dhe i hapën udhë pavarësisë dhe demokracisë në vendin tonë.
Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira.
Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 18 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat