Kajtazi në Parlamentin Evropian: Sebia të hapë arkivat, të tregojë vendet dhe përgjegjësit e krimeve

Aktuale

Kajtazi në Parlamentin Evropian: Sebia të hapë arkivat, të tregojë vendet dhe përgjegjësit e krimeve

Nga: P.R Më: 22 mars 2017 Në ora: 00:13
Lirije Kajtazi, në konferencën e organizuar në Parlamentin Evropian për ndriçimin e fatit të pagjeturve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njeherit edhe kryetare e komisionit parlamentar për të pagjeturit në Kosovë, Lirije Kajtazi, në konferencën e organizuar në Parlamentin Evropian për ndriçimin e fatit të pagjeturve, ka bërë thirrje që  BE të bëjë trysni te Serbia që të hap arkivat dhe të tregojë vendet dhe përgjegjësit që shkaktuan këto krime.

“Sot në Parlamentin Evropian, u mbajt konferenca për ndriçimin e fatit të pagjeturve, viktima të agresionit serb në Kroaci, Kosovë dhe Bosnje, organizuar nga europarlamentaret kroat. Në cilësinë e kryetares së komisionit parlamentar për të pagjeturit në Kosovë, Lirije Kajtazi, prezantoi në këtë konferencë e cila paraqiti gjendjen e të pagjeturve në Kosovë si dhe nga të pranishmit kërkoi që BE të bëjë trysni te Serbia që të hap arkivat dhe të tregojë vendet dhe përgjegjësit që shkaktuan këto krime. Njëherit BE duhet që Serbisë t’i kushtëzoi anëtarësimin në mekanizmat e BE deri sa ajo të tregohet kooperuese dhe përfundimisht të zgjidhet çështja e të pagjeturve. Zonja Kajtazi pati edhe takim të veçantë me eurodeputetin Ivica Toliq, me të cilin u dakordua që Kroacia të ofroi përvojën për Kosovën në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve gjatë agresionit serb në Kosovë”, ka thënë Kajtazi, shkruan “Bota sot”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat